Jeta në Zvicër

100 jetë të humbura në 6 muaj në rrugët zvicerane

ASTRA publikon statistikat për aksidentet e trafikut çdo gjashtë muaj. Raporti më i fundit tregon se aksidentet me biçikleta janë rritur.

Në gjysmën e parë të vitit 2018 ishte raportuar për më pak viktima se gjashtë muajt e mëparshëm. Kjo është raportuar nga Zyra Federale e Rrugëve (ASTRA) në një statistikë të aksidenteve të trafikut. Në gjysmën e parë të vitit, 100 persona vdiqën në aksidente trafiku. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëhet fjalë për 13 vdekje më pak, shkruan albinfo.ch.

1726 persona u lënduan rëndë. Ky numër është gjithashtu më i ulët se vitin e kaluar, kur 1844 persona pësuan lëndime. Si rezultat, trendi afatgjatë në rënie në vitin 2018 do të vazhdojë. Gjithashtu numri i aksidenteve me lëndime është zvogëluar.

Numri i çiklistëve të vdekur rrugëve zviecrane ka rënë më së shumti, sidomos në grupmoshën ndërmjet 30 dhe 59 vjeç. Gjithashtu me këmbësorët shfaqet një pamje e ngjashme. Një rënie është thënë të jetë me këmbësorët mbi 60-vjeçarë.