Lajme
10 sulme xhihadiste u parandalian nëpër Evropë gjatë vitit 2023

Inteligjenca perëndimore i ka parandaluar të paktën 10 sulme xhihadiste nëpër Evropë më 2023, ka thënë agjencia holandeze e inteligjencës, AIVD, të martën.
Sipas saj, lufta e nisur mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, e ka rritur kërcënimin për sulme tjera.
Në kuadër të sulmeve është paraparë therja e njerëzve në mënyrë rastësore, sulme në ndërtesa dhe ngjarje specifike, ka thënë AIVD në raportin e tij vjetor, pa dhënë më shumë hollësi.
“”Kanë qenë dy çështje mobilizuese: shkatërrimi i Kuranit në Holandë dhe shtetet tjera evropiane, si dhe konflikti në mes të Izraelit dhe Hamasit”, ka thënë agjencia holandeze.
Suedia e ka rritur alarmin për rrezik nga terrorizmi në të dytin më të lartë në vend, pas djegieve të Kuranit – librit të shenjtë për myslimanët – dhe akte tjera me qëllim të dëmtimit të librit, çka ka zemëruar myslimanët dhe ka nxitur kërcënime prej xhihadistëve.
Në tetor, dy tifozë suedezë të futbollit janë qëlluar për vdekje në Bruksel, dhe akti dyshohet të jetë kryer prej një burri që e ka identifikuar veten si anëtar të grupit ekstremist Shteti Islamik.
Po ashtu, në tetor të vitit të kaluar, një 20-vjeçar e ka therur për vdekje një mësues dhe i ka plagosur rëndë dy persona në një shkollë në veri të Francës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e pati dënuar sulmin si “terrorizëm islamik”.
Agjencia holandeze e inteligjencës nuk ka reaguar sa ka qenë numri i saktë i sulmeve që i ka parandaluar prej 7 tetorit.
Agjencia holandeze kundër terrorizmit e ka rritur në dhjetor të vitit të kaluar shkallën e kërcënimit ndaj terrorizmit, për herë të parë prej vitit 2019, duke e përmendur ndikimin e luftës në Gazë.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor