Kosova
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih
Dhjetë kompani nga Kosova do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në panairin e biznesit dhe karrierës për gratë ndërmarrëse “She Leads 2026”, i cili do të mbahet më 13 qershor në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Panairi organizohet nga platforma mediale albinfo.ch, në bashkëpunim me dy sipërmarrëset shqiptaro-zvicerane Lume Deari dhe Ganimet Bilalli, me synimin për të krijuar një platformë të fuqishme rrjetëzimi, promovimi dhe bashkëpunimi për gratë në biznes nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila ka siguruar hapësirën ekspozuese për prezantimin e kompanive kosovare.
Në edicionin e sivjetmë të panairit, Kosova do të përfaqësohet nga dhjetë kompani:
- Perfect Paper Cups L.L.C.
- Bliff Organik Sh.P.K.
- Bronte Sh.P.K.
- BKM AgroKrusha Sh.P.K.
- Mendje Sh.P.K.
- Eris Production Sh.P.K.
- Dija Fashion Sh.P.K.
- Novaza L.L.C.
- A&A Project Group Sh.P.K.
- Green Life Natural Products Sh.P.K.
Përmes pjesëmarrjes në “She Leads 2026”, këto kompani do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre para një audience të gjerë biznesesh, investitorësh dhe profesionistësh nga Zvicra dhe rajoni, duke promovuar potencialin ekonomik të Kosovës dhe duke krijuar ura të reja bashkëpunimi.
“She Leads 2026” pritet të mbledhë deri në 1.000 vizitorë, ndërsa programi do të përfshijë panele diskutimi, rrëfime suksesi, ligjërata frymëzuese dhe aktivitete të shumta rrjetëzimi.
Ngjarja do të mbahet në ambientet e kompanisë AMAG në Fislisbach, pranë Cyrihut, duke sjellë së bashku gra sipërmarrëse, profesioniste dhe lidere nga hapësira shqiptare dhe diaspora.
Të gjitha informatat i gjeni këtu:sheleadsevent
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












