Kosova

1 mijë gjoba për 24 orë

966 është numri i tiketave të shqiptuara gjatë ditës së mërkurë nga Policia e Kosovës, thuhet në raportin e kësaj të fundit.

Gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur gjithsej 40 aksidente, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet, përcjell albinfo.ch.

18 aksidente ishin me të lënduar, kurse 22 sosh përfunduan pa të lënduar. 17 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbajtje, kurse tre në vuajte të dënimit.

Duhet theksuar se kohët e fundit është rritur dukshëm numri i aksidenteve, derisa vetëm ditën e diel kanë vdekur tre persona si pasojë e aksidenteve në vende të ndryshme.

Gjobat janë rritur dhe ka më shumë, megjithatë, aksidentet po vazhdojnë, derisa Ministria e Infrastrukturës ka paraparë që kandidatët që kanë shumë dënime të ritestohen.