Kosova
1 Maji, këtë vit, edhe në Kosovë do të protestohet
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve këtë vit edhe në vendin tonë do të protestohet, por edhe do të festohet. Bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve ka thirrur protestë për në orën 11 me moton “Qeveri BOLL MO. Zbato ligjin!”
Marshi protestues do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar deri te sheshi “Skënderbeu”, para ndërtesës së Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Drejtuesit e BSPK-së kanë thënë se të drejtat e punëtorëve në Kosovë shkelen në mënyrë drastike. Pjesëmarrjen në këtë protestë e kanë konfirmuar të gjitha sindikatat e punëtorëve, por edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.
Në këtë ditë në shumicën e institucioneve pushohet. Policia dhe Komuna e Prishtinës kanë njoftuar se gjatë ditës do të bllokohen disa rrugë në kryeqytet.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













