Kosova
1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji shënon Ditën ndërkombëtare të punëtorëve dhe nisi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar më shumë siguri, liri dhe kushte më të mira të punës.
Kërkesat kryesore kishin të bënin me orarin e punës prej 8 orëve, paga mesatare dhe pajisje në vendin e punës, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa e parë publike u bë në Australi gjatë vitit 1885: “8 orë punë, 8 orë dëfrim dhe 8 orë gjumë”.
Një vit më pas edhe punëtorët në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqitën kërkesën e tyre të parë, pikërisht më 1 maj, kjo u përcoll me protesta të përgjithshme dhe të përgjakshme të dhjetëra-mijëra punëtorëve të një fabrike.
Një vit më vonë, më 1 maj 1887, u organizua një manifestim masiv në të njëjtin qytet dhe kështu filloi edhe manifestimi i kësaj date. Një gjë e tillë u mirëprit nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve, përcjellë albinfo.ch.
Sindikata botërore e caktoi 1 Majin – ditë, në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.
Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel mori vendim që 1 Majit të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet e tjera sipas nevojës.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













