Shkurt.ch
1.5% të zviceranëve jetojnë në varfëri ekstreme
Më pak varfëri ekstreme se sa Zvicra, në mesin e shteteve të BE-së kanë vetëm Suedia dhe Luksemburgu
Sipas një statistike të publikuar nga Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat, 1.5 për qind e popullatës së Zvicrës mund të konsiderohet se jeton në varfëri ekstreme. Ndërsa mesatarja e varfërisë ekstreme në të gjitha vendet e BE-së, marrë së bashku, ka prekur 6.2 për qind të popullsisë, shkruan srf.ch.
Më pak varfëri ekstreme se sa Zvicra, në BE kanë vetëm Suedia dhe Luksemburgu.
Kriter për të identifikuar dikë si të varfër ekstrem është pamundësia e tij për të paguar faturat, për të siguruar ngrohjen, për të përballuar shpenzimet e papritura, për të konsumuar rregullisht mish, peshk ose ushqim të krahasueshëm vegjetarian.
Varfëria ekstreme në Zvicër është shumë e rrallë por ajo, sipas Eurostat-it ka shënuar rritje viteve të fundit, gjegjësisht nga 0.1% për çdo vit prej vitit 2014 e këndej, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, në shtetet e BE-së ka pasur një ulje të vazhdueshme të përqindjes së atyre që jetojnë në varfëri ekstreme. Kështu, nëse në vitin 2012 nga varfëria ekstreme ishin të goditur 9.9% të popullsisë, sot flitet për 6.2% të varfër ekstremë.
Si në Zvicër, ashtu dhe në BE, më së shumti nga varfëria ekstreme janë të goditur personat që jetojnë vetë ose familjet me një prind, që kanë fëmijë të mitur, përcjell albinfo.ch. Afërsisht një në 10 familje të tilla vuajnë nga varfëria ekstreme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














