Lajme
Së shpejti caktohet lokacioni për shtatoren e Majlinda Kelmendit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka, si dhe xhudistët që kanë fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ministrja Dumoshi ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e artë dhe Nora Gjakovën për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos më 8 – 9 shkurt në Paris.
Ajo tha me se sukseset e arritura, xhudistët e Kosovës po i bëjnë nder vendit dhe po e promovojnë e forcojnë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Ndërsa, kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, kërkoi nga ministrja Dumoshi që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi reciprok, në mënyrë që bashkërisht të arrihen suksese.
Dumoshi ka bërë të ditur se shumë shpejt do t’i bëhet edhe zgjedhja e përcaktimit të lokacionit për vendosjen e shtatores së Majlinda Kelmendit, të cilën Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka sjellë në Kosovë për nder të xhudistes sonë me renome ndërkombëtare. Në takim u diskutua edhe për Qendrën Kombëtare të Xhudos, e cila së shpejti do të fillojë së ndërtuari në Pejë dhe ku ministria do të japë kontributin e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës Fiona merr titull në Medizinische Universität Wien...
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit
-
Rreth 360,000 të papunë në Austri në korrik
-
Kancelari i Austrisë kundër rritjes së moshës ligjore të pensionit