Shkurt.ch
Zvicra, vetëm e teta në ranglistën për imazhin më të mirë në botë
Ndërkohë që Zvicra edhe herën e kaluar në këtë hulumtim ka qenë e teta, SHBA është vendi që ka humbur më së shumti vende: Nga vendi i parë, ka “rrëshqitur” në të gjashtin
Në shumë ranglista që përpilohen gjithandej nga institute të ndryshme nëpër botë, të shumtën e herave Zvicra del e para ose në rrethin e ngushtë të të parave. Vetëm në hulumtimin që ka bërë së fundi instituti për studimin e tregut GfK dhe këshilltari për politikë, Simon Anholt, kjo nuk ka ndodhur. Për më tepër, në radhitjen për imazhin e vendeve, që ka bërë nga ky hulumtim, Zvicra nuk bën pjesë as në pesëshen e parë, shkruajnë mediet zvicerane.
Për vendin e helvetëve këtu është siguruar vetëm vendi i tetë. Shumë para Zvicrës, në vendin e parë është Gjermania, transmeton albinfo.ch. E dyta është Franca, e treta Britania e Madhe ndërsa vendin e katërt e ndajnë Japonia dhe Kanadaja.
Ndërkohë që Zvicra edhe herën e kaluar në këtë hulumtim ka qenë e teta, SHBA është vendi që ka humbur më së shumti vende: Nga vendi i parë, ka “rrëshqitur” në të gjashtin. Këtë lëvizje tatëpjetë të SHBA-së, autorët e shpjegojnë si “efekt i Trumpit”.
I ashtuquajturi “Anholt-GfK Nation Brands Index” realizon për çdo vit sondazhe në 50 vende të botës, për kategoritë si: eksporti, qeveria, kultura, popullata, turizmi, imigracioni dhe investimet, përcjell albinfo.ch. Gjermania është ndarë mirë në të gjitha kategoritë përveç në atë të turizmit ndërsa Zvicra, sipas sondazheve të këtij studimi, qëndron mirë vetëm në kategoritë që kanë të bëjnë me qeverinë, me imigrimin dhe investimet.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










