Lajme
Zvicra synon gjoba më të larta për çiklistët që përdorin telefonin gjatë ngasjes
Autoritetet zvicerane po shqyrtojnë ashpërsimin e gjobave për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së biçikletës, pas rritjes së shqetësimeve për aksidentet e shkaktuara nga shpërqendrimi
Zyra Federale e Rrugëve (ASTRA) po shqyrton rritjen e gjobës për çiklistët që përdorin telefonin gjatë ngasjes. Aktualisht, kjo shkelje dënohet me 40 franga, ndërsa shuma e re ende nuk është përcaktuar dhe do të jetë pjesë e një procesi konsultimi.
Sipas ASTRA-s, përdorimi i telefonave dhe burimeve të tjera të shpërqendrimit është bërë një problem gjithnjë e më serioz për sigurinë rrugore. Vetëm gjatë vitit 2025, shpërqendrimi i çiklistëve u lidh me 184 aksidente të rënda në Zvicër, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, propozimi po has kundërshtime. Organizata Pro Velo është shprehur kundër vendosjes së masave më të ashpra ndaj çiklistëve dhe ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë propozimin, megjithëse ende nuk ka bërë të ditur se çfarë hapash do të ndërmarrë.
Në Zvicër çiklistët përballen edhe me gjoba të tjera: 60 franga për kalimin në të kuqe, 40 franga për ngasjen në trotuar, 30 franga për mosrespektimin e shenjës STOP dhe 40–60 franga për ngasje pa drita, varësisht nga kushtet e rrugës.
Në të njëjtën kohë, rregullat kërkojnë që çiklistët të mos shpërqendrohen nga pajisjet audio gjatë ngasjes dhe të mbajnë të paktën një dorë në timon.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












