Shkurt.ch
Zvicra premton 68 milionë franga ndihmë për Sirinë
Kontributi zviceran për këtë vit u njoftua të enjten në konferencën e tretë BE-OKB mbi Sirinë, mbajtur në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Nga totali, 61 milionë franga (53.7 milionë euro) do të përdoren për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Siri dhe rajon, ndërsa 7 milionë franga do të shkojnë drejt “promovimit të paqes dhe të drejtës ndërkombëtare”. Njoftimi është bërë gjatë fjalimit të Sekretarit të Shtetit, Pascale Baeriswyl, në këtë ngjarje.
“Një fushë që meriton vëmendje të menjëhershme është fati i dhjetëra-mijëra të burgosurve dhe personave të zhdukur, si dhe familjeve të tyre”, u tha në konferencë.
Në total, Bashkimi Evropian është zotuar të ndajë 2 miliardë euro. Përveç kësaj, Gjermania ka angazhuar 1.4 miliardë euro, Britania 464 milionë euro dhe Austria 9 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Kombet e Bashkuara kishin vlerësuar se do të duhej 4.4 miliardë euro në 2019 për të ndihmuar rreth 5.6 milionë sirianë të zhvendosur në Turqi, Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt. Përveç kësaj, do të nevojiten 2.9 miliardë euro për të mbështetur popullsinë e zhvendosur brenda vendit.
Angazhimet e përgjithshme do të shpallen në mbrëmje, pas takimit ministror të bashkëkryesuar nga Federica Mogherini dhe nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare Mark Lowcock, përcjell albinfo.ch.
Kontributet ishin posht pritshmërive në konferencën e vitit 2018. “Ne kishim kërkuar 9 miliardë dollarë; premtimet arritën në 6 miliardë dollarë “, shpjegoi përfaqësuesi i OKB-së.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










