Shkurt.ch
Zvicra, në mesin e vendeve më të mira për t’u plakur
Zvicra vjen pas Norvegjisë dhe Suedisë, vende që kujdesen më së miri në botë për sigurinë ekonomike dhe shëndetin e personave më të vjetër se 60 vjeç.
Zvicra është një nga vendet më të mira në botë për njerëzit e moshuar.
Vetëm në Norvegji dhe Suedi cilësia e jetës për të moshuarit është ende më e lartë, tregon një hulumtim i realizuar në 100 vende të botës.
Një publikim i tillë është bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve.
Në kategorinë e kushteve të jetesës Zvicra është pozicionuar në vendet e para në botë për shkak të rrjetit të mirë të transportit publik për të moshuarit.
Sipas hulumtimit të realizuar nga HelpAge, organizatë me seli në Londër, vendi më i keq në këtë aspekt është renditur Afganistani, pak më e mirë është në Mozambik, Rripin e Gazës, Malavi dhe Tanzani.
Për një rangim të tillë vendesh “Global AgeWatch Index” monitorohen 13 parametra dhe janë vlerësuar vetëm 96 shtete, ngase të tjerat nuk posedojnë kritere të tilla, si siguria e të ardhurave, shëndetësia, arsimi dhe kushtet e përgjithshme të jetesës.
Në 40 prej këtyre vendeve më 2050 më shumë se 30 për qind e popullsisë do ta ketë tejkaluar këtë moshë.
Të dhënat tregojnë se në botë aktualisht jetojnë 868 milionë njerëz më të vjetër se 60 vjeç, pothuajse 12 për qind të popullsisë së përgjithshme. Kjo shifër pritet të rritet dhe analizat tregojnë se më 2050 kjo shifër do të jetë 21 për qind.
Sipas HelpAge, rreth 150 milionë njerëz në botë janë plakur pa asnjë siguri financiare.
Në mesin e vendeve të ish-Jugosllavisë më së miri renditet Sllovenia (29), e ndjekur nga Kroacia (67), Mali i Zi dhe Serbia në vendin e 68-të dhe 78-të. Bosnja dhe Maqedonia nuk figurojnë fare në listë. Shqipëria është në vendin e 53-të.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












