Tematike
Zvicra dëbon shqiptarin e Maqedonisë: Ka përdhunuar prostitutën
Edhe në kohën sa ishte duke u zhvilluar procedura penale ndaj tij, ai kishte marrë pjesë në një grabitje, gjë që ai e kishte pranuar...
Një shqiptar sot 28 vjeçar, shtetas i Maqedonisë, pasi ka mbajtur tri vite e gjysmë burg për përdhunim dhe detyrim seksual, do të detyrohet që përfundimisht të lëshojë Zvicrën. Ankesa që ai ka bërë në Gjykatën Federale është hedhur poshtë, shkrujan Luzerner Zeitung. Interesi publik për dëbimin e tij peshon më shumë se sa dëshira e tij për të jetuar në Zvicër pranë gruas dhe të bijës.
Ai ishte dënuar për faktin se dy herë së bashku me një shok të tij, pas marrëdhënies seksuale me një prostitutë, në vend se ta paguante e ka këcënuar dhe e ka detyruar sërish për të bërë seks.
Në muajin gusht të vitit të kaluar ai kishte mbaruar vuajtjen e burgut dhe kishte pasur rastin që për herë të parë ta shihte të bijën e tij një vjeçare e gjysmë, transmeton albinfo.ch. Ky fakt nuk e kishte zbutur qëndrimin e Gjykatës Kantonale të Lucernit, e cila i kishte shqiptuar atij dënimin me dëbim nga Zvicra.
Pas kësaj, 28 vjeçari ishte ankuar në Gjykatën Federale, duke theksuar se Gjykata Kantonale ka peshuar në mënyrë arbitrare dhe se vendimin për dëbim e ka mbështetur në mënyrë të paqëndrueshme. Por Gjykata Federale e ka hedhur poshtë ankesën, pasi që, sipas saj, kritika e bërë në këtë ankesë, është e pabazuar, transmeton albinfo.ch. Sipas gjykatës më të lartë të vendit, Gjykata Kantonale e ka arsyetuar mirë dhe në mënyrë të mjaftueshme vendimin e saj.
Në gjendjen e tashme, shqiptari nga Maqedonia për fillim nuk do të mund të qëndrojë me të bijën e tij, e cila duhet të rritet pa praninë e tij, pasi që ai duhet të kthehet në vendin e prejardhjes.
Vendimi i autoriteteve për dëbimin e tij mbështetet në peshimin në mes të interesit publik për dëbimin e tij dhe interesit të tij personal për të mbetur në Zvicër. Sigurisht, me këtë rast më tepër ka peshuar interesi publik. Kjo sidomos për faktin se personi në fjalë, edhe në kohën sa ishte duke u zhvilluar procedura penale ndaj tij, kishte marrë pjesë në një grabitje, gjë që ai e kishte pranuar. Nisur nga kjo, gjykata nuk beson se ai mund të përmirësohet, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, ai e njeh gjuhën shqipe (gjuhë amtare) dhe ka një shtëpi në Maqedoni, kështu që socializimi i tij atje nuk përbën problem. Vajzën dhe bashkëshorten ai mund t`i vizitojë dhe të mabjë kontakt me to përmes telefonit.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave














