Lajme
Zvicra bën thirrje për mbrojtjen e Konventës së Refugjatëve në 75-vjetorin e saj
Në përvjetorin e 75-të të Konventës së OKB-së për Refugjatët, Zvicra kërkoi respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjen e personave që detyrohen të largohen nga vendet e tyre.
Zvicra ka bërë thirrje për mbrojtjen dhe zbatimin e plotë të Konventës së vitit 1951 për Statusin e Refugjatëve, duke theksuar se dokumenti mbetet themeli i sistemit ndërkombëtar të mbrojtjes së personave që ikin nga luftërat dhe përndjekjet, përcjell albinfo.ch.
Deklarata u bë në Gjenevë me rastin e 75-vjetorit të Konventës, ku autoritetet zvicerane theksuan rëndësinë e ruajtjes së parimeve humanitare dhe të drejtës ndërkombëtare në një kohë kur numri i personave të zhvendosur me forcë vazhdon të rritet.
Sipas autoriteteve zvicerane, Konventa e Refugjatëve ka shpëtuar miliona jetë gjatë shtatë dekadave të fundit dhe mbetet dokumenti më i rëndësishëm ndërkombëtar për mbrojtjen e refugjatëve.
Zvicra ritheksoi angazhimin e saj për një sistem funksional të azilit dhe për respektimin e detyrimeve ndërkombëtare, duke u bërë thirrje edhe shteteve të tjera që të mbrojnë parimet mbi të cilat bazohet Konventa.
E-Diaspora
-
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë një 16-vjeçar... -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor -
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit -
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog -
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore













