Shkurt.ch
Zvicra, 700 kg bërllok për “kokë banori”
Dhe, siç ka shkruar Këshilli Federal në një raport të publikuar ditë më parë, nuk ka shenja se kjo sasi në të ardhmmen do të zvogëlohet
Në Zvicër, për çdo vit hidhen “kodra” të tëra me mbeturina. Llogaritur mbi bazën e numrit të banorëve, sasia e hedhur e ushqimeve dhe mbetjeve tjera arrin 700 kilogramë në vit. Dhe, siç ka shkruar Këshilli Federal në një raport të publikuar ditë më parë, nuk ka shenja se kjo sasi në të ardhmmen do të zvogëlohet, njofton srf.ch.
Shkaqet kryesore për një gjë të tillë janë popullata gjithnjë në rritje e Zvicrës dhe shprehia e konsumit që është prej vitesh në rritje, transmeton albinfo.ch.
Raportin në fjalë, Këshilli Federal e ka përpiluar si përgjigje ndaj pyetjes së bërë në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës.
Deputeti i SVP/UDC-së, Hansjürg Knecht nga Kantoni Aargau kishte shprehur brengën se përmes riciklimit në rritje të mbeturinave, do të rrezikohet puna dhe prodhimi i energjisë nga impiantët e sotëm për prodhim të energjisë nga djegia e hedhurinave, transmeton albinfo.ch. Por qeveria në përgjigjen e saj e ka konsideruar si të pabazë këtë frikë.
Zvicra bën pjesë në mesin e shteteve të OECD-së që prodhojnë më së shumti mbeturina për kokë banori, ka bërë të ditur Këshilli Federal. Nga viti 1970 e deri sot kolektorët komunalë të mbeturinave kanë trefishuar madhësinë e tyre. Ndërsa në gjithë Zvicrën sot ka 30 impiante për djegien e mbeturinave, të cilat brenda vitit djegin rreth katër milionë mbeturina.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











