Lajme
Zvicër: Benzina do të shtrenjtohet për 12 rapi, në të mirë të mbrojtjes së ambientit
Deri në vitin 2024 do të ketë një ngritje prej 10 rapësh për litër ndërsa nga viti 2025 e tiutje, maksimalisht 12 rapë
Dhoma e Kantoneve (senati) në Parlamentin e Zvicrës ka miratuar masa të cilat mund të çojnë në rritjem e çmimit të karburanteve. Në konsultimin e zhvilluar sot lidhur me Ligjin për CO2 (Dioksid Karbonin), kjo dhomë ka vendosur që çmimi i benzinës dhe dizelit mund të shtrenjtohet për 12 rapi (centë), shkruan sda.ch.
Fjala është për një ngritje graduale të çmimit në fjalë, transmeton albinfo.ch. Pra, deri në vitin 2024 do të ketë një ngritje prej 10 rapësh për litër ndërsa nga viti 2025 e tiutje, maksimalisht 12 rapi.
Lartësia e kësaj shtese në çmim është e varur nga kostoja të cilën duhet ta caktojnë importuesit e karburanteve për kompensimin e CO2-shit. Në gjendjen e sotme kjo shtesë është më e vogël se 2 rapi për një litër benzinë dhe me këtë shumë, importuesit në fjalë nuk e kanë shfrytëzuar maksimalisht mundësinë që u jep ligji.
Shumica e deputetëve në senat janë shprehur se rritja e çmimit për disa rapë është ende e përballueshme, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, kanë thënë ata, kompanitë që shesin automobila e kanë vetë në dorë që të propagojnë automjete që e ruajnë ambientin .
Me rishikimin e ligjit mbi CO2, Zvicra vendos cakun e saj që deruinë vitin 2030 emetimet e gazrave të përgjysmohen në krahasim me vitin 1990. Ligji në fjalë është në përputhje me objektivin e shpallur nga Qeveria Federale për emetimin e gazrave “neto zero” që duhet të arrihet në vitin 2050.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












