Shkurt.ch
Zvicër: 179 filma shfaqen në Festivalin e 55-të në Soloturn
Po mbahet Festivali i 55-të kinematografik i Soloturnit
Festivali i 55-të kinematografik i Soloturnit është duke u mbajtur në Soloturn dhe do të zgjasë deri më 29 janar. Ngjarja u përurua nga Këshilltari Federal dhe kreu i Departamentit Federal të Punëve të Brendshme, Alain Berset; veprimtaria filloi me filmin “Moskau Einfach!”, nga zvicerani Micha Lewinski, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se filmi i nominuar në “Prix du publik”, merret me skandalin e katalogimit në Zvicër që shpërtheu 30 vjet më parë. Është në të njëjtën kohë një komedi dhe një film artistik me ekstrakte të materialit dokumentar mbi historinë që kishte tronditur vendin në atë kohë.

Filmat dokumentarë
Vepra thjesht dokumentare janë nëntë filma të nominuar për “Prix de Soleure”. Në filmin e saj të parë me metrazh të gjatë “A la recherche de l’homme à la caméra”, regjisorja frankofone Boutheyna Bouslama po kërkon një grua të re, të humbur në konfliktin sirian, e cila tregon në rrjetet sociale se çfarë ndodh në terren.
Në “Arada”, regjisori bazelas Jonas Schaffter flet për tre burra që u rritën në Zvicër. Pasi u bënë kriminelë, ata dëbohen për në Turqi, vendin e origjinës së prindërve të tyre.
Po ashtu, filmat e tjerë merren me tema të mprehta, siç janë luftërat, refugjatët dhe ndryshimi i klimës: veprat janë zgjedhur pikërisht sepse reflektojnë një vizion akut të realitetit aktual, thuhet në dosjen e shpërndarë në media.
Nga ana e saj, drejtoresha e re e Festivalit Anita Hugi shfrytëzoi rastin e hapjes së festivalit për të nënvizuar se si “me të riin ‘Atelier de la pensée’ me temën ‘Pays étrangers, images étrangères’ dhe ‘Bildbuch – Book of ‘imazhet’ “nga Jean-Luc Godard, ne kemi dashur të zgjerojmë programin e pasur dhe të forcojmë identitetin e Solothurn si një vend shkëmbimi dhe dialogu”, shkruan voal.
Gjithsej 179 filma
Nga sot deri më 29 janar, do të shfaqen gjithsej 179 filma, përfshirë filma të shkurtër, të mesëm dhe me metrazh të gjatë. Njëzet e katër filma që garojnë për dy çmimet kryesore: dymbëdhjetë për “Prix de Soleure” dhe dymbëdhjetë për “Prix du Public”. /ATS/Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










