Bota
Zhvillohet takimi i Këshillit NATO-Rusi
Takimi i Këshillit NATO-Rusi do të mbahet më 31 tetor në Bruksel, sipas një zyrtari të NATO-s.
“Takimi i Këshillit NATO-Rusi do të zhvillohet më 31 tetor 2018. Kjo është pjesë e qasjes paralele të NATO-s për një mbrojtje më të fuqishme dhe dialog kuptimplotë me Rusinë”, njoftoi ky zyrtar.
Ky do të jetë takimi i tetë i Këshillit NATO-Rusi në dy vitet e fundit, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Takimi do të zhvillohet pas tensionimit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës, që erdhën pas njoftimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump, për tërheqjen nga traktati i Armëve Bërthamore me Reze të Mesme (INF) që u nënshkrua në vitin 1987 ndërmjet SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën tha se Rusia shkeli traktatin duke shtuar se “nuk duam një Luftë të Ftohtë të re, nuk duam një garë të re armatimi”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani Mjeku nga Kaçaniku merr drejtimin e Klinikës së Mjekësisë Interne II, duke shënuar një tjetër sukses... -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















