Kosova
Zhegrova përfshihet në ekipin e javës në Francë
Paraqitjet e mira të Edon Zhegrovës te skuadra e Lillet nuk kanë të ndalur, ndërsa sulmuesi kosovar po merr lëvdata gjithnjë e më shumë.
E këto suksese të tij, kanë bërë që Zhegrova të përfshihet në ekipin e xhiros së fundit në Ligue 1, përcjell albinfo.ch.
Zhegrova ishte protagonist në fitoren e thellë të Lillet 4:0 ndaj Clermontit vikendin e shkuar, ku kontribuoi me një gol dhe asistim.
24-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm këtë edicion te skuadra franceze, ndërsa këtë edicion ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 9 herë në të gjitha ndeshjet. Ai është pjesë e Lillet prej janarit të vitit 2022 dhe me këtë ekip ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














