Futboll
Zhegrova: Për Kosovën luaj me kënaqësinë më të madhe
Sulmuesi anësor, Edon Zhegrova, ka thënë se ai gjithmonë vjen me kënaqësi të luajë për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Zhegrova në konferencë për media të hënën ka thënë se do ta japë më të mirën në ndeshjen kundër Qipros.
Kosova dhe Qipro përballen sot, në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
“Presion nuk kam. Sa herë që vij në Kombëtare, vij me kënaqësinë më të madhe dhe të jap maksimumin në secilën ndeshje. Loja e kaluar ishte e mirë, por kemi mundur edhe më mirë. Kemi mësuar nga gabimet e ndeshjes së kaluar, kemi analizuar lojën dhe besoj se ndeshja e ardhshme do të jetë edhe më e mirë”, ka thënë Zhegrova.
Ai realizoi një gol të shtunën në fitoren 2:1 të Kosovës në udhëtim ndaj Lituanisë.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve












