Kapiteni i FC Zürichut, Lindrit Kamberi, është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen e Kosovës, ka raportuar të enjten mediumi zviceran “Blick”, përcjell albinfo.ch.
Mbrojtësi është shpërblyer me ftesë pas paraqitjeve të mira gjatë këtij edicioni me fanellën e klubit nga Cyrihu.
Kosova këtë muaj do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve. Më 14 nëntor do të përballet me Izraelin, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në udhëtim kundër Irlandës.
Ftesa e parë për Kamberin përfaqëson një mundësi të re për të kontribuar me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës./Albinfo.ch