Lajme
Zgjedhjet në Gjermani dhe rezultati që sollën ato
Fituesit e zgjedhjeve parlamentare janë socialdemokratët. Por votën për ndryshim e morën Të Gjelbrit dhe FDP, pa të cilët nuk mund të formohet qeveria. Ata janë fituesit e vërtetë, shkruan Auron Dodi.
Për momentin në Gjermani kemi vetëm konsultime të partive fituese në zgjedhje. Negociatat nuk kanë nisur ende. Po konsultohen me njëra-tjetrën dy partitë më të vogla, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së, që morën në zgjedhje përkatësisht 14,8 përqind dhe 11,5 përqind, raporton DW, përcjell Albinfo.ch.
Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së janë partitë me dallimet më të mëdha programore me njëra-tjetrën. Të Gjelbrit duan të shtojnë taksat, liberalët t’i pakësojnë. Të Gjelbrit duan të zbusin frenën e borxheve të mëdha në buxhet, liberalët as e diskutojnë këtë.
Por ky është vetëm njëri nga shkaqet për konsultime mes tyre.
Konsultime ato kanë kërkuar edhe me partitë e mëdha: këtë të diel (03.10.) liberalët e FDP-së do të konsultohen me CDU/CSU-në. Ndërsa javën që vjen ata do të bisedojnë me socialdemokratët. Të martën janë Të Gjelbrit, që do të bisedojnë me konservatorët e CDU/CSU.
Fakti që inciativën për konsultime nuk e marrin partitë më të mëdha, socialdemokratët dhe CDU/CSU, si zakonisht, flet për realitetin e ri pas këtyre zgjedhjeve në Gjermani. Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së jo vetëm janë vendimtarë për formimin e çdo qeverie treshe pas zgjedhjeve. Mënyra me vetëbesim si po veprojnë flet edhe se këto parti janë të ndërgjegjshme se votën për ndryshim, gjermanët ua dhanë atyre, jo partive më të mëdha. Këto parti të vogla i zgjodhën jo vetëm një pjesë e madhe e gjermanëve, por edhe shumica e votuesve të rinj. Janë këto parti që do të përcaktojnë të ardhmen e Gjermanisë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











