Shqipëria
Zelensky, Kuvendit të Shqipërisë: Mbështetja juaj ndaj nesh më kujton shenjtoren Nënë Tereza
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua sot Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejt nga Kievi, në një lidhje online.
Zelensky uroi fillimisht besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.
Gjatë fjalës së tij, Zelensky ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen që po i jep Ukrainës dhe, në veçanti për strehimin e të larguarve nga lufta.
“Ky qëndrimi juaj ndaj popullit ukrainas, ndaj fëmijëve ukrainas në kohë të vështira për ne më kujton Nënë Terezën, shenjtore shqiptare, jeta e të cilës është kthyer në simbol të humanizmit”, ka thënë Zelensky.
Ai e ka përqendruar fjalimin e tij te mizoritë e agresionit rus në Ukrainë.
“Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. Dje si pasojë e një bombardimi raketor mbi qytetin tonë të Odesës, një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën. E plagosur ka mbetur dhe një vajzë 17-vjeçare. Çdo ditë kemi një realitet të tillë. Çdo ditë ukrainasit humbasin fëmijë nga sulmet ruse”, u shpreh ai.
“Më shumë se 600 fëmijë kanë rënë tashmë viktima të pushtimit rus. 220 fëmijë u vranë dhe 406 u plagosën. Sot është një ceremoni lamtumire për gazetaren Vera Gyrych, e cila u vra nga një raketë ruse në shtëpinë e saj në kryeqytetin e shtetit tonë, Kiev. Raketa goditi shtëpinë e saj. Një ndërtesë e zakonshme shumëkatëshe, e cila ndodhet pranë qendrës së Kievit”, tha Zelensky.
“Mariupoli është shkatërruar plotësisht. Nuk ka asnjë ndërtesë që ka ngelur”, u shpreh presidenti ukrainas, i cili tha se të tilla skena janë të pranishme në çdo qytet apo fshat të vendit.
“Të moshuarit që i kanë mbijetuar pushtimit nazist thonë se nuk kanë parë mizori të tilla asokohe”, shtoi Zelensky.
Presidenti rrëfeu se Rusia ka një mënyrë të veçantë të të luftuarit në kohë të ftohtë. Ndër të tjera, ushtarët i detyrojnë ukrainasit të rrinë të shtrirë në tokë, me këpucë të mbushura me ujë.
Në Kuvend ishte i pranishëm dhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodimir Shkurov. Të gjitha tavolinat kishin të vendosur flamuj të Ukrainës, ndërsa të pranishmit u panë të prekur gjatë fjalimit të Zelenskyt për mizoritë ruse.
Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, të cilit Volodymyr Zelensky i drejtohet me një video-mesazh. /Telegrafi
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














