CH-Ballkani
Zbulimi i studentëve kosovarë po arrin sukses të jashtëzakonshëm
Ky aplikacion dallon nga aplikacionet e deritanishme të kësaj fushe për shkak se zgjidh detyra të matematikës, duke përshkruar secilin hap të tyre
Erjon Paçarizi, Alban Robelli dhe Admir Jashari janë tre studentë të Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, kanë krijuar një aplikacion për të ndihmuar studentët në detyrat e matematikës, program i njohur si “MalMath”, shkruan ‘Prishtinainsight.com’.
Aplikacioni i krijuar nga këta studentë deri më tani ka arritur afër 4 milionë shkarkime në sistemin android, numër i cili po vazhdon të rritet me shpejtësi të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch.
Ky aplikacion dallon nga aplikacionet e deritanishme të kësaj fushe për shkak se zgjidh detyra të matematikës, duke përshkruar secilin hap të tyre.
Përdoruesve dhe shkarkuesve të “MalMath”-it rezultojë që iu pëlqeu dhe i hyri në punë shumë, rrjedhimisht në aplikacionin për shkarkim në android, ‘Play Store’, ‘MalMath’ është vlerësuar me notën 4.5.
Në hapësirën e komenteve të këtij aplikacioni në ‘Play Store’ numërohen rreth 50 mijë replika nga përdoruesit, e që shumica nga ta e konsiderojnë si mjaft të dobishëm këtë aplikacion.
Alban Robelli, njëri nga krijuesit e këtij aplikacioni thotë se misioni i tyre është që të pajisin studentët me zgjidhje të detajuara për problemet e matematikës. “Ideja është për të ndihmuar nxënësit të kuptojnë mënyrën e zgjidhjes së problemeve të matematikës dhe jo vetëm, duke e dhënë rezultatin e problemit”, thotë ai.
Në anën tjetër, ideatori i këtij aplikacioni, Erjon Paçarizi tha që “gjatë studimeve në Departamentin e Shkencave Kompjuterike në UP, ligjëratat nga kurset e programimit dhe matematikës kanë qenë një kombinim më së i nevojshëm për ta krijuar një aplikacion siç është “MalMath”.
Aplikacioni që është lancuar më 5 maj të vitit 2015 ka si gjuhë zyrtare anglishten, mirëpo, funksionon edhe në 13 gjuhë të tjera siç janë: shqip, gjermanisht, spanjollisht, italisht, frëngjisht, arabisht, kinezisht, e të tjera gjuhë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











