Sport
Yjet e futbollit gjerman, përkujtojnë Arlindin
Asaj mbrëmjeje të së mërkurës, futbolli nuk ishte në plan të parë, mungonin fjalë për të qetësuar shpirtin e nënës së Arlindit. Se sa vështirë kosovarja e kishte të shkonte në stadium pa Arlindin, këtë e kishin vërejtur të gjithë 1.326 tifozët e pranishëm. Dy vite pas aksidentit të Arlindit, kur vogëlushi 14-vjeçar kosovar u përplas me një kundërshtar tjetër dhe nuk e mbijetoi goditjen, nëna Shpresa Berisha mban një foto të madhe të Arlindit, e cila i përkujton ngjarjen tragjike të 28 shkurtit 2009, në ndeshjen e juniorëve në mes të Eintracht Norderstedt dhe HSV.
Për këtë ndeshje të premtuar, me karakter humanitar, nuk kishin përtuar të luanin edhe yjet e futbollit siç janë Zé Roberto apo Heiko Westermann. Ndërsa trajneri i atëhershëm i Arlindit, Diamantis Cholevas, ende nuk mund të besonte se atij i mungonte një lojtar, duke shprehur emocinet e thella të tij. „Për mua java ishte shumë e dëshpëruar, mendja më shkonte gjithnjë në ngjarjen e kobshme. Për mua Arlindi ka qenë një fëmijë i jashtzakonshëm dhe unë e përshëndes këtë takim me të cilin përkrahet familja e Arlindit“, ka deklaruar ai për të përditshmen gjermane „Hamburger Abendblatt“.
Edhe kryetari i Norderstedt-it Reenald Koch, ishte i thelluar në mendime: „Në atë kohë nuk mund ta paramendoja që mund të ndodhë një gjë e tillë. Unë personalisht jam prind dhe e paramendoja se po të më ndodhte mua një gjë e tillë, nuk e di se si do të reagoja“. Me 1.326 bileta të shitura, organizimi i kishte tejkaluar llogaritë e pritura duke grumbulluar mbi 10.000 euro. Para ndeshjes në mes të HSV dhe Eintracht Norderstedt 4:0 (3:0), të dy shoqatat u përshëndetën me familjen kosovare, e cila është me prejardhje nga Gjurgjeviku i Kosovës dhe tani jeton në Norderstedt.
Gjatë kësaj, nëna kishte parashtruar lutjen që të mos jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa nipi i saj Hysen Hysenaj, shpjegon se çfarë domethënie ka pasur kjo ndeshje: “Është një ndjenjë e mirë që pas dy vitesh nga aksidenti, Arlindi nuk u harrua – para së gjithash për nënën e saj. Por ne nuk dëshirojmë që ta ngarkojmë ate duke ia përkujtuar gjithnjë këtë rast“, ka deklaruar ai. Arlind Berisha do të mbetet gjithnjë në kujtimet e shumë sportistëve.
Në fund, trajneri i Arlindit, Diamantis Cholevas, ka premtuar se po të fitojë ekipi titullin e kampionit në garat e mëtutjeshme, „medaljen e fituar do t’ia dhurojë së ëmës, Shpresës. Këtë gjithnjë e kam në mendje“, ka përfunduar Diamantis Cholevas.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











