Futboll
Yakin: Xhaka do të luajë edhe shumë vjet për Zvicrën
Granit Xhaka do të luajë edhe shumë vjet për Zvicrën. Kështu të paktën ka thënë përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin të hënën në konferencë për shtyp.
“Qartë se ai do të luajë për kohë të gjatë. Lojtarët e tjerë do t’i japin fund para tij. Ai e shijon futbollin aq shumë dhe e udhëheq gjithë ekipin”, ka thënë Yakin.
Për lojtarët e larguar së fundi nga Zvicra, ku përfshihet edhe Xherdan Shaqiri, foli edhe Xhaka, transmeton albinfo.ch.
“Asnjëherë nuk dëshironi të humbni lojtarë. Dhe po, tre lojtarët që u pensionuan ishin shumë të rëndësishëm. Por kemi shumë lojtarë të rinj që kanë kualitet enorm. Dhe po, është proces. Por nuk kemi shumë kohë në ekipin nacional. Kemi disa ndeshje në vit dhe duhet të shfaqemi në to”, ka thënë Xhaka.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”












