Futboll
Xhaka: Jap gjithçka për flamurin, nuk e kam refuzuar kurrë Shqipërinë
Taulant Xhaka ka reaguar, duke kaluar në kundërsulm pas ngjarjeve të fundit te Kombëtarja dhe fjalëve të Rejës në konferencën për shtyp.
Mesfushori kuqezi është shprehur se nuk e ka refuzuar kurrë Kombëtaren dhe jep gjithçka për flamurin, shkruan panorma sport.
“Nuk e kam refuzuar kurrë Shqipërinë! Unë për flamurin kuqezi kam dhënë gjithçka! Nuk është e vërtetë që kam refuzuar të vij. Jam i dëmtuar dhe kjo është arsyeja”, deklaroi Xhaka, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se futbollisti nuk është paraqitur në grumbullim, për shkak të problemit muskulor.
Ishte dhe Reja ai që sqaroi situatën në konferencën për shtyp, teksa tha: “Me Xhakën kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen e fundit në Zvicër kishte marrë një dëmtim muskulor, në 10 minutat e fundit. Ai ka dashur të qëndrojë në shtëpi. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100%, do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim”.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












