Sport
Xhaka: “Gladbachu, për `një numër më i madh` se Bazeli”
"Në Bazel vinin ndoshta rreth 20 veta për të shikuar stërvitjet. Ndërsa me rastin e startimit tim në Gladbach kanë qenë më shumë se 2000!"
“Kombinimi në mes të lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë po funksionon dhe ajo që bie në sy është respekti në mes tyre” ka thënë Granit Xhaka për gazetën gjermane të futbollit, “Kicker”, duke bërë fjalë rreth ambientit të tij të ri, në Borussia Mönchengladbach.
I lutur të krahasojë potencialin e Gladbachut me atë të klubit ku është “rritur”, FC Baselit, Graniti thotë se “Gladbachu ka mbase potencial më të madh se sa Bazeli. Gjithçka këtu është “për një numër” më e madhe. “Është e habitshme! Në Bazel vinin ndoshta rreth 20 veta për të shikuar stërvitjet tona. Ndërsa me rastin e startimit tim këtu në Gladbach kanë qenë më shumë se 2000! Dhe, kjo është diçka e re për mua”.
Duke folur për rolin e tij në mesin e ri, Xhaka thotë se pret t`i jepet një rol pak më ofensiv se sa e kishte në Bazel. “Mua më njohin si organizues i lojës. Në Bazel më duhej ta bëja lojën nga mbrapa, ndërsa në Gladbach pres që të avancoj më shpesh përpara dhe të kurorëzoj aksionet”.
Lidhur me atë se Gladbach ka paguar shumë për shërbimet e tij, Xhaka thotë se nuk ndjehet nën presion. “Unë di se çfarë mundem dhe e di se çka më duhet të përmirësoj. Unë kam besim se mund ta ndihmoj skuadrën me përvojën time ndërkombëtare”.
Ndërsa duke folur për kombëtaren e Zvicrës lojtari i talentuar tregon optimizëm. “Në Zvicër ka një përparim. Ka shumë lojtarë të rinj me përvojë ndërkombëtare që njëherësh janë lojtarë titullarë në klubet e tyre . ka filluar një kthesë e cila ende nuk është përmbyllur”.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












