Sport
Xhaka dhe Shaqiri, të vetmit të nominuar nga Zvicra për “Golden Boy”
Dy shqiptarët janë të vetmit lojtarë të Zvicrës të nominuar për këtë titull të cilin më parë e kishin mbajtur yjet si Messi, Fabregas etj.
Edhe një risi për yllin e ri të FC Baselit, Granit Xhaka. Ai së bashku me Xherdan Shaqirin, është i vetmi futbollist i Zvicrës i nominuar për titullin “Golden Boy”. 30 gazetarë të gazetave kryesore sportive të botës, zgjedhin, për të nëntën herë, nga 40 kandidatë të ndryshëm lojtarin aktualisht më të mirë U21 të botës.
Vitin e kaluar titullin “Golden Boy” e kishte fituar ylli i ManCitu Mario Balotelli. Në mesin e fituesve në vitet e kaluara kanë qenë edhe yjet e sotëm të mëdhenj si Messi, Rooney, Va nder Vaart ose Fabregas.
Gjatë fundjavës së kaluar, talenti i ri i FC Baselit dhe kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka kishte rënë në sy të gazetarëve me rregullimin e ri dhe ngjyrën e re të flokëve të tij. Por vetëm një ditë më vonë, në ndeshjen e radhës në Bazel kundër GC, Graniti ishte shfaqur sërish me ngjyrën natyrore të flokëve.
I pyetur nga blick.ch, Xhaka është shprehur se nuk ka mundur të përballojë gjatë që të jetë në qendër të vëmendjes. Kjo është arsyeja që e ndryshova shumë shpejt “frizurën”.
Por, atij do t`i duhet të jetë në qendër të vëmendjes nesër në ndeshjen kundër Benfica-s, për Ligën e Kampionëve, në Lisabon. “Nuk kemi frikë. Ne duam që edhe atje të fitojmë pikë. Nuk kemi presion dhe duam të zhvillojmë lojë agresive”, ka thënë Xhaka.
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













