Lifestyle
WhatsApp sulmohet nga hakerët
Hakerët instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona dhe pajisje të tjera që përdornin aplikacionin e mesazheve WhatsApp.
WhatsApp, i cili është në pronësi të rrjetit social Facebook, tha se sulmi ka shënjestruar një “numër të zgjedhur” të përdoruesve dhe se është orkestruar nga “një aktor i avancuar kibernetik”.
Sipas një raporti në gazetën Financial Times, sulmi u zhvillua nga firma izraelite e sigurisë NSO Group.
Të hënën, WhatsApp u bëri thirrje 1.5 miliard përdoruesve të tij që t’i përditësojnë aplikacionet si masë paraprake. Sulmi u zbulua për herë të parë në fillim të këtij muaji, raporton REL, transmeton albinfo.ch.
“Sulmi i ka të gjitha shenjat dalluese të një kompanie private, që thuhet se punon me qeveritë”, tha kompania WhatsApp.
Grupi NSO është një kompani izraelite që është përmendur në të kaluarën si një “tregtar i armëve kibernetike”.
Ky grup tha përmes një deklarate se “teknologjia e NSO-së është e licencuar për agjencitë qeveritare për qëllimin e vetëm të luftimit të krimit dhe terrorit”.
E-Diaspora
-
Dua Lipa reagon për vrasjet në Gaza Këngëtarja shqiptare me famë botërore shqiptare, Dua Lipa, ka bërë thirrje për ndaljen e luftimeve në...
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin
-
Bukuresht: Koncert madhështor nga sopranoja Inva Mula dhe tenori Gjergji Mani
-
Ramë Dardania, me ekspozitë në Pragë
-
Oficerë shqiptarë që shërbejnë dhe kontribuojnë në sigurinë e Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“ Vjenë: U bë degustimi i verërave nga Kosova...
-
Austri: Të paktën 300 kocka vigane janë gjetur në një bodrum shtëpie
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë