Shkurt.ch
Vriten babë e birë shqiptarë, dyshohen miqtë e tyre!
I kontaktuar nga albinfo.ch zëdhënësi i Policisë së Solothurnit Bruno Gribi ndërkohë bën të ditur se të vrarët janë një burrë 51 vjeçar (Hysen B.) dhe djali i tij 26 vjeçar (Përparim B.). Ndërkaq i plagosuri, një burrë 43 vjeçar, është i afërm i familjes së të vrarëve. Ky i fundit gjendet në shërim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia, për shkak të hetimeve nuk është e autorizuar të japë prejardhjen etnike të të vrarëve.
Nga ana tjetër z. Gribi na informon se dy të arrestuarit janë me shtetësi zvicerane. I pyetur nëse ata janë zviceranë të natyralizuar, ai thotë se policia nuk jep informata të kësaj natyre.
Krimi është kryer me një pushkë automatike dhe me një revolver.
Në një shtëpi fshati në Oensingen të Solothurnit, natën e të enjtes, nga persona të panjohur janë vrarë dy veta dhe një tjetër është plagosur. Dy të dyshuar janë arrestuar pak kohë pas ngjarjes.
Ndërkohë merret vesh se të vrarët janë dy shqiptarë nga Kosova, babë e djalë. Siç tregon Zyrafete B. për mediet zvicerane, bashkëshorti dhe djali i saj ishin duke pritur mysafirë që u vinin nga Franca.
“Pastaj ka cingërruar mobili i djalit tim. Vëllai i nuses dhe babai i tij kishin ardhur dhe po pritnin jashtë oborrit. Djali u është afruar mysafirëve. “Mandej kam dëgjuar një zënkë. Kisha frikë”, thotë ajo.
Ndërkohë grupit i është bashkuar edhe burri. Ishte dëgjuar babai i nuses të thoshte se ai nuk do ta linte më vajzën e tij në këtë shtëpi. Dhe pas kësaj janë dëgjuar krismat e armëve.
Policia është duke hetuar motivet e vrasjes. Ajo nuk ka dashur të japë të dhëna as për identitetin e personit të plagosur.
Nga ana zyrtare, lidhur me identitetin e të vrarëve dhe vrasësve ende nukj ka kurrfarë të dhënash.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











