Kuriozitete
Volvo Vera, kamioni elektrik vetëvozitës që transporton kontejnerët
Kamioni elektrik vetëvozitës i Volvos, i quajtur Vera, filloi të përdoret për transportimin e kontejnerëve në portin e Geteborgut në Suedi.
Vera ka sistemin elektrik të tërheqjes të kamionëve të Volvos, FL Electirc dhe FE Electric, por për dallim prej tyre nuk ka kabinë fare, sepse ky kamion është i pajisur me sistemin e vozitjes autonome, transmeton albinfo.ch.
Ky kamion, i cili është parë në portin e Geteborgut, është prodhim i bashkëpunimit mes Volvo Trucks dhe kompanisë logjistike DFDS dhe qëllimi është që të tregohet se Vera është në gjendje të shërbejë si automjet autonom transportues me zero emetim të gazrave dhe se është shumë i saktë në relacionet e shkurtra.
Në Geteborg këta kamionë elektrikë vetëvozitës tashmë po qarkullojnë nga qendra logjistike deri në terminalin e portit, duke transportuar kontejnerët e anijeve. Po ashtu, këta kamionë lëvizin me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë dhe lëvizja e tyre mbikëqyret nga Kulla e Vrojtimit.
Video
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













