Shkurt.ch
Vjehrri dhe vjehrra “deportojnë” nusen në Shqipëri
Shqiptari 28 vjeçar me shtetësi austriake me ndihmën e prindërve "riatdheson" dhunshëm ish gruan e tij në Shqipëri
Një rast i pazakonshëm rrëmbimi mes shqiptarësh po bën bujë në shtypin e sotëm austriak. Një grua e re 22 vjeçare nga Shqipëria, prej 5 vitesh kishte qëndurar në Austri, e martuar me një bashkatdhetar të saj me shtetësi austriake. Ky i fundit kishte ushtruar në vazhdimësi dhunë ndaj saj dhe e kishte kërcënuar.
Pasi ishin shkurorëzuar vitin e kaluar, bashkëshorti i saj 28 vjeçar kishte vendosur ta kthente gruan në Shqipëri, ashtu që të mos bartte pasojat financiare nga shkurorëzimi në Austri. Për të kryer këtë aksion, atij i duhej të bënte disa makinacione dhe, të angazhonte prindërit e tij, të cilët po kështu jetojnë në Austri.
Me tu kthyer nusja nga puna, ish bashkëshorti, me të cilin ende bashkëjetonte, ia merr telefonin dhe shlyen të gjithë numrat. Nga ana tjetër, vjehrra tashmë po ia bënte gati valixhet…
Së shpejti 22 vjeçarja e sheh veten në aeroportin e Vjenës, prej nga me aeroplan fluturon për në Shqipëri, ku “i dorëzohet” familjarëve të saj, pasi i janë marrë të gjitha dokumentet austriake. Në një gjendje të tillë ajo e sheh veten të pafuqishme për tëndërmarrë çkadooqoftë.
Mirëpo, nga ana tjetër, në këtë rrëfim inkuadrohet shefja e zyrës ku shqiptarja kishte punuar në Austri. Të nesërmen pas “zhdukjes” së shqiptares, pasi që mosardhja e saj në punë pa paralajmërim i kishte bërë përshtypje, asaj i vjen një letër nga ish bashkëshorti i punëtores, ku nusja gjoja jepte dorëheqje nga puna. Pasi që e sheh me dyshim këtë punë, shefja lajmëron autoritetet. Këto të fundit vejnë kontakt me përfaqësinë austriake në Tiranë, e cila angazhon zyrtarin e saj policor në këtë rast.
Së shpejti, 22 vjeçares i mundësohet kthimi në Austri me dokumente të reja. Këtu ajo fillimisht vendoset në një shtëpi për strehimin e grave deri sa i gjendet një banesë. Ndërkohë ndaj ish bashkëshortit të saj dhe vjehrrive gjatë vjeshtës do të zhvillohet një proces gjyqësor për veprat penale heqje e paligjshme e lirisë, lëndime të rënda trupore dhe kërcënim të rrezikshëm.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












