Lajme
Vitaminat që ju ndihmojnë të jeni më produktivë
Nëse kohët e fundit keni kërkuar më shumë motivim për të qenë produktiv, marrja e disa lëndëve ushqyese mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë.
Në fakt, ka disa suplemente, të cilave njerëzit u drejtohen në këto raste. Por, duhet të dini se, edhe pse marrja e një suplementi mund të jetë e dobishme për shumë aspekte të shëndetit tuaj, kjo nuk duhet të jetë kurrë e vetmja gjë në të cilën mbështeteni.
Suplementet nuk duhet të zëvendësojnë kurrë lëndët ushqyese që merrni natyrshëm përmes një regjimi ushqimor të ekuilibruar. Megjithatë, ndonjëherë ka vitamina dhe lëndë ushqyese, të cilat i kemi me pakicë në organizëm ose që nuk i marrim mjaftueshëm nëpërmjet ushqimit. Ky është edhe rasti kur suplementet hyjnë në lojë.
Nëse po kërkoni në mënyrë specifike për suplemente që rrisin produktivitetit, ka disa rrugë që mund të ndiqni. Së pari, një vitaminë që mund të ndihmojë në rritjen e energjisë mund t’ju ndihmojnë më së miri. Së bashku me rritjen e energjisë, ju gjithashtu mund të zgjidhni suplemente që do të përmirësojnë kujtesën dhe fokusin dhe do të lehtësojnë stresin.
Vitamina B12
Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm produkte shtazore, ju mund të mos jeni duke marrë mjaftueshëm vitaminë B12 për të përmbushur nevojat tuaja. Kjo është për shkak se vitamina B12 është e bollshme në mënyrë natyrale në shumë ushqime dhe pije me bazë shtazore si qumështi, vezët, djathi, peshku dhe mishi. B12 është një vitaminë e rëndësishme sepse ndihmon trupin tonë të formojë më shumë qeliza të kuqe të gjakut dhe ndihmon shëndetin e zemrës. Përveç kësaj, mund të ndihmojë gjithashtu duke siguruar energjinë e nevojshme për të pasur një ditë produktive.
Xhinko biloba
Ky është një suplement bimor me përbërës aktivë si flavonoidet dhe terpenoidet, të cilët besohet se ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në tru dhe e mbrojnë atë nga stresi oksidativ. Kjo është arsyeja pse kjo shtesë përdoret zakonisht për të përmirësuar fokusin dhe vëmendjen.
Ekstrakti i çajit jeshil
Çaji jeshil është natyralisht plot me antioksidantë dhe dihet se ndihmon shëndetin e njerëzve duke nxitur oksidimin e yndyrës, reduktuar rrezikun e kancerit dhe duke ngadalësuar plakjen e trurit. Plus, në krye të të gjitha këtyre përfitimeve, çaji jeshil mund të rrisë produktivitetin duke iu ofruar kafeinë dhe një përbërje të veçantë që mund të ndihmojë trurin tuaj. Por nëse nuk jeni adhurues i shijes së këtij çaji, mund të blini një ekstrakt në formë pilule, i cili ju jep të njëjtat përfitime.
Koenzima Q10 (CoQ10)
Një antioksidant natyral që ndihmon në prodhimin e energjisë në mitokondri, të cilat janë qendrat e fuqisë së qelizave, dhe ndihmon në shndërrimin e energjisë nga ushqimi që hamë në një formë që trupi mund ta përdorë. Disa studime sugjerojnë se suplementet CoQ10 mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të energjisë. Edhe pse në përgjithësi konsiderohet një shterë e sigurt, është e rëndësishme të flisni me një mjek përpara se ta filloni, veçanërisht nëse jeni duke marrë ilaçe.
L-theanina
Ky është një aminoacid që kur kombinohet me kafeinë, mund t’i ndihmojë njerëzit të jenë më të përqëndruar.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










