Shqipëria
Veturat e importuara në Shqipëri: Vendi i parë nga Koreja e Jugut
Regjistrimet sipas shtetit të origjinës tregojnë se Koreja e Jugut zë vendin e parë me 17,395 mjete, ndjekur nga Italia me 16,304 dhe Gjermania me 16,030
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri për periudhën janar–nëntor 2024, rezulton se janë regjistruar gjithsej 90,882 mjete për herë të parë. Ndër to, autoveturat zënë pjesën dërrmuese, me 83.7% të totalit të mjeteve të regjistruara.
Përsa i përket pronësisë, 78.3% e mjeteve të janë në emër të individëve, ndërsa pjesa tjetër prej 21.7% i përket subjekteve juridike, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat edhe në terma mujorë për të kuptuar dinamikën në tregun e makinave. Të dhënat tregojnë se muaji me më shumë regjistrime ka qenë Qershori me 10,724 mjete të regjistruara, i ndjekur nga Maji me 10,670 mjete dhe Prilli me 9,660 regjistrime. Ndërsa muajt me më pak regjistrime kanë qenë Nëntori dhe Janari.
Sipas ndarjes gjeografike, qarku i Tiranës kryeson me një numër të lartë prej 37,993 regjistrimesh, ose mbi 40% të totalit kombëtar.
Pas Tiranës, vijnë Durrësi me rreth 14,500 regjistrime dhe Fieri me 7,520 regjistrime. Qarqet me më pak regjistrime përfshijnë Gjirokastrën, Peshkopinë dhe Kukësin.
Sa i përket markave të autoveturave, dominon Volksëagen-i me 24.3% të totalit të regjistrimeve, ndjekur nga Mercedes-Benz me 17.4% dhe Audi me 12.8%. Përsa i përket vitit të prodhimit, pjesa më e madhe e autoveturave janë 0–4 vjeç (53.3%), ndërsa 25% janë të kategorisë 5–8 vjeç. Mjetet mbi 15 vjeç përbëjnë vetëm 12.4% të totalit.
Regjistrimet sipas shtetit të origjinës tregojnë se Koreja e Jugut zë vendin e parë me 17,395 mjete, ndjekur nga Italia me 16,304 dhe Gjermania me 16,030. Ndër vendet me më pak regjistrime janë Holanda, Franca dhe Belgjika.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









