Një burrë shqiptar i cili u paraqit në kontrollin e imigracionit në Aeroportin e Dortmundit javën e kaluar pasi mbërriti nga Tirana u kthye menjëherë në shtëpi.
20-vjeçari u paraqit në kontrollin e imigracionit në mëngjes pasi një fluturim nga Tirana, Shqipëria, u ul, transnmeton albinfo.ch. Ai u dorëzoi oficerëve policorë pasaportën e tij shqiptare. Për të verifikuar të drejtën e tij për hyrje, ata kërkuan dokumente të mëtejshme nga i riu – përfshirë një biletë kthimi, skruan dpa.de.
20-vjeçari paraqiti një biletë, të cilën policët e shqyrtuan dhe e përcaktuan si të falsifikuar.
Pasi u informua për të drejtat e tij, shtetasi shqiptar u përgjigj me heshtje. Zyrtarët e policisë federale vendosën më pas të mos e lejonin hyrjen dhe urdhëruan dëbimin e tij.
Avioni që kishte sjellë 20-vjeçarin në Gjermani u ngrit në ajër po atë pasdite – shqiptari më parë duhej të paguante një depozitë sigurie.