Tematike
Vetëm disa qindra “turistë të ndihmave sociale”
Në gjithë Zvicrën mund të ketë vetëm pak qindra raste të “turizmit për ndihma sociale” por që nuk duhet të neglizhohet
Ardhja e të huajve nga vendet më të varfra të BE-së për “turizëm ndihmash sociale” nuk është aq e shprehur siç është fituar përshtypja nga propaganda me rastin e iniciativës kundër migrimit masiv. Sipas perceptimit të përhapur, ata vinin të punonin këtu disa muaj dhe pas kësaj fillonin të jetonin në kurriz të entit të punësimit, ndihmave sociale ose atyre të invaliditetit.
Siç ka konstatuar bashkësia në nivel qendror e enteve kantonale për migracion, një dukuri e tillë është më shumë përjashtim se sa rregull. Sipas kryetarit të bashkësisë në fjalë, Marcel Suter, në gjithë Zvicrën mund të ketë vetëm pak qindra raste të tilla të abuzimit, ose të “turizmit për ndihma sociale”. Ai ndërkaq ka theksuar se bëhet fjalë për numër mjaft të vogël por që nuk duhet të neglizhohet.
“Është e sigurt se këto raste të marrjes pa të drejtë të ndihmave sociale shkaktojnë dëme të theksuara për komunat dhe kantonet ku ato paraqiten”. Sipas Suter, numri i saktë dhe shuma e ndihmave sociale që fitohen pa të drejtë është janë objekt i hetimeve të mëtejme. Zyra Federale për Migracion planifikon që në pranverë të japë informacione më të plota rreth kësaj problematike, duke propozuar edhe masat përkatëse.
Suter ka thënë më tutje për srf se ndërkohë i është gjetur zgjidhja njërit nga problemet: disa komuna u kishin dhënë ndihma sociale edhe të huajve nga vendet e BE-së të cilët kurrë nuk kanë punuar në Zvicër. Pas një apeli nga Berna zyrtare, kjo praktikë është ndërprerë. Ai mendon se ka qenë fjala për një keqkuptim, pasi që në raste të tilla nuk mund të paguhen ndihma sociale por vetëm ndihma emergjente, të dedikuara për mbijetesën e thjeshtë.
Sipas kryetarit të Bashkësisë së Enteve Kantonale për Migracion, rezultatet e votimit të 9 shkurtit, si negative ashtu dhe pozitive duan edhe disa vite për tu parë. Së pari nevojitet te aplikohet mandati kushtetues dhe kjo po ashtu merr mjaft kohë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











