Kosova
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Futbollisti i ri me prejardhje nga Kosova po spikat në Gjermani, ndërsa ëndrra e tij është të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Një tjetër histori suksesi vjen nga diaspora shqiptare në Gjermani. Leonis Elezaj, futbollist i talentuar i Akademisë së Hertha BSC, ka arritur një sukses të rëndësishëm në moshë shumë të re, duke nënshkruar kontratë me gjigantin botëror të pajisjeve sportive, Nike, transmeton albinfo.ch.
Vetëm 11 vjeç, Leonisi konsiderohet ndër futbollistët më të rinj që ka arritur një marrëveshje të këtij niveli, një tregues i potencialit të madh që ai ka shfaqur me paraqitjet e tij në akademinë e klubit berlinez.
Me rastin e ditëlindjes së tij të 11-të, ai u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Gjermani, ambasadorin Faruk Ajetin, ku mori dhuratë një top me simbolet e Kosovës. Gjatë takimit, Leonisi shprehu edhe ëndrrën e tij më të madhe – të veshë një ditë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe ta përfaqësojë vendin me krenari në arenën ndërkombëtare.
Historia e Leonis Elezajt është një tjetër dëshmi e talentit dhe potencialit të fëmijëve shqiptarë në diasporë, të cilët po zhvillohen në akademitë e klubeve të njohura evropiane dhe po ndërtojnë një të ardhme premtuese në futboll.
Suksesi i tij përbën një arsye krenarie për komunitetin shqiptar dhe një motivim për brezin e ri të sportistëve që ëndërrojnë të arrijnë majat e futbollit ndërkombëtar./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













