Kosova
Veprimtarë dhe intelektualë shqiptaro-amerikanë mbështesin Bekim Sejdiun për president të Kosovës
28 veprimtarë dhe intelektualë shqiptarë në SHBA u kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin kandidaturën e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për president.
Një grup prej 28 veprimtarësh dhe intelektualësh shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në një letër drejtuar liderëve të partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nënshkruesit kanë bërë thirrje për mbështetjen dhe zgjedhjen e Sejdiut në postin e presidentit.
Ata kanë thënë se e kanë përcjellë nga afër procesin e nominimit presidencial dhe kanë vlerësuar përvojën e Sejdiut si diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Sipas tyre, përvoja profesionale dhe integriteti i tij janë të rëndësishme për forcimin e unitetit institucional të Kosovës, si dhe për avancimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
Një pjesë e nënshkruesve kanë deklaruar se kanë punuar me Sejdiun gjatë periudhës kur ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në New York.
“Dr. Sejdiu luajti një rol të rëndësishëm në afrimin e diasporës shqiptare në SHBA me Kosovën. Ne punuam pa u lodhur për organizimin e aktiviteteve kulturore, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe lobimin për Kosovën në qarqet më të larta politike në New York dhe Washington, D.C.”, thuhet në letër.
Veprimtarët dhe intelektualët kanë vlerësuar se Kosovës, në rrethanat aktuale, i nevojitet një president që gëzon respekt institucional dhe ka një përvojë të dëshmuar në shërbim publik.
Ata kanë veçuar gjithashtu përgatitjen juridike dhe përvojën diplomatike të Sejdiut, duke e konsideruar atë kandidat të përshtatshëm për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për forcimin e lidhjeve me partnerët strategjikë.
Në fund të letrës, grupi u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend që të bashkohen në mbështetje të kandidaturës së Sejdiut, me synimin për të kontribuar, sipas tyre, në një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të prosperuar për Kosovën.
Në mesin e 28 nënshkruesve janë Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami, Ekrem Bardha, Elmi Berisha, Mark Gjonaj, Joe Haliti, Richard Lukaj, Gani Shehu, Beqir Sina dhe Jim Xhema. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











