Lajme
Britani: Mbajtja ose jo e maskave, zgjedhje e qytetarëve
Në Britani të Madhe parashihet të largohen të gjitha masat e deritanishme anti-COVID, nga 19 korriku
Anglia pritet të kalojë në një periudhë pa masa ligjore kundër COVID-19, ku qytetarët do të kenë të drejtën të ushtrojnë “përgjegjësitë e tyre personale” kur bëhet fjalë sidomos për vendosjen e maskës, ka deklaruar sekretari i Strehimit, Robert Jenrick.
Në një intervistë për BBC-në, Jenrick ka thënë se njerëzit do të kenë mendime të ndryshme sa i përket mbajtjes së maskës, mirëpo ka shtuar se ai beson që ata do të “kenë vlerësim të drejtë” në këtë aspekt.
Ai ka thënë ndërkohë edhe në një intervistë për Sky News se ai personalisht nuk do të zgjidhte të mbante maskë.
Në Britani të Madhe parashihet që të largohen të gjitha masat e deritanishme anti-COVID, nga 19 korriku.
Komenti i Jenrcikut ka ardhur vetëm pak ditë pasi mjekët në Angli kanë paralajmëruar se disa masa, duke përfshirë këtu edhe detyrimi për mbajtjen e maskës, nuk duhet të hiqen, marrë parasysh rritjen e rasteve të reja me koronavirus atje.
Mirëpo kur është pyetur lidhur më këtë, Jenrick ka thënë se falë programit të vaksinimit, duket se masat mund të hiqen dhe jeta t’i kthehet normalitetit sa më shpejt që të jetë e mundur.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












