Të tjera
“Vendet e Ballakanit duhet të jenë pjesë e BE-së”
Presidenti polak, Pan Andrzej Duda, në hapje të takimit ku po merr pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeminsitrja britanike Theresa May e të tjerë, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.
Në samitin në Poznan të Polonisë, që po mbahet në kuadër të procesit të Berlinit, tashmë kanë mbërritur dhe po marrin pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrja britanike, Theresa May, kryeministri francez, Edouard Phelipe, e kryeministra të vendeve të tjera.
Presidenti polak, Pan Andrzej Duda, në hapje të takimit tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.
Ai u shpreh se është e vërtetë që unioni po ballafaqohet me shumë probleme, por megjithatë procesi i integrimit të vendeve të rajonit nuk duhet të vihet në pikëpyetje.
Duke përmendur Britaninë e Madhe si vend për të cilin tha se ka mundësi të largohet nga BE-ja, presidenti polak u shpreh se ky është një moment kur vendet e Ballkanit duhet t’i bashkohen BE-së. Duke shprehur opinionin e tij, presidenti Duda tha se duhet të vendoset datë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në BE, e jo të jepen vetëm deklarata.
Sidoqoftë, presidenti polak tha se edhe vendet duhet të bëjnë më shumë, duke marrë qoftë edhe vendime që nuk janë shumë popullore, por duke pasur garancinë për anëtarësim. Si rast ai përmendi Maqedoninë e Veriut, e cila ka ndryshuar edhe emrin për hir të së ardhmes. Teksa foli për vendet e rajonit, ai vlerësoi se ky shtet bashkë me Shqipërinë kanë përmbushur detyrimet dhe duhet të hapin bisedimet për anëtarësim.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













