Kosova
Vdiq Emma Bonino, politikania italiane mbështetëse e madhe e Kosovës
Bonino njihet po ashtu si një prej zërave mbështetës për intervenimin e NATO-s më 1999 në Kosovë
Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare politikania italiane Emma Bonino. Bonino konsiderohet kampione e të drejtave themelore në Itali. Ajo bëri fushatë për legalizimin e abortit në vitet 1970. Nga viti 1995 deri në 1999, Bonino ishte përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit brenda Komisionit Evropian.
Më vonë, ajo u bë Ministre për Çështjet Evropiane dhe më pas Ministre e Jashtme në vendin e saj.
“Sot ne humbasim jo vetëm liderin tonë, por humbim një nga figurat më të qarta, më të guximshme dhe më të lira në historinë politike të vendit tonë dhe botës së lirë”, deklaroi partia e saj, Più Europa, në rrjetet sociale.
Bonino njihet po ashtu si një prej zërave mbështetës për intervenimin e NATO-s më 1999 në Kosovë. Madje ajo pati vizituar refugjatët e Kosovës në shtetet përreth. Më 9 maj të atij viti, Bonino pati qëndruar në Shkup si komisionere e ndihmave humanitare e Bashkimit Evropian. Nga aty pati alarmuar për çështjen e Kosovës. “
Janë të paktën 690 mijë të zhvendosur, që nënkupton se një bombë njerëzore është mbushur dhe mund të shpërthejë në çdo kohë”, pati thënë ajo.
Në këtë deklaratë, Bonino pati alarmuar se si autoritetet jugosllave të asaj kohe s’patën lejuar kosovarët të hynin në Maqedoni për katër ditë.
Pas luftës, ajo ka qenë po ashtu mbështetëse e Kosovës. Më 2013 madje pati vizituar Kosovën. Në konferencë për shtyp ajo qe zotuar për mbështetje për heqjen e vizave.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











