Kosova
Vdes ish-deputetja e PDK-së, Flora Brovina
Ka ndërruar jetë Flora Brovina, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur të martën, më 15 shtator 2026.
Brovina ishte e burgosur politike, veterane të luftës së UÇK-së, deputete dhe nënshkruese të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
“Flora jetoi një jetë të mbushur me dashuri për familjen, për njeriun dhe për atdheun. Si mjeke u shërbeu njerëzve me përkushtim e dhembshuri; si poete na la fjalën dhe shpirtin e saj; ndërsa me veprën, qëndresën dhe humanizmin e saj la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe të shqiptarisë”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga familja e të ndjerës.
Flora Brovina u lind në vitin 1949 në Skenderaj dhe u rrit në Prishtinë, ku kreu shkollimin fillor dhe më pas studioi mjekësinë.
Pas përfundimit të specializimit në Zagreb, ajo u kthye në Kosovë. Për një periudhë punoi si gazetare në gazetën “Rilindja”, ndërsa më pas iu rikthye profesionit të mjekes.
Brovina punoi për shumë vite në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës, ndërsa krahas profesionit të saj u angazhua edhe në letërsi dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave.
Para se të angazhohej në politikë, Flora Brovina është bërë e njohur si poete, një ndër të parat në Kosovë që u prezantua me libra poetikë, në fillim të viteve `70 të shekullit të kaluar.
Brovina, e cila për vite me radhë ishte pjesë e skenës politike në Kosovë, ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. Ajo ishte e angazhuar edhe në jetën publike dhe shoqërore të vendit.
Përveç veprimtarisë politike, Brovina ishte e njohur edhe për angazhimin e saj në çështjet që lidhen me Kosovën dhe të drejtat e njeriut.
Detaje të tjera rreth ceremonisë së varrimit dhe homazheve pritet të bëhen të ditura./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”











