Lajme
Vazhdon mosdakordimi për mbylljen e termocentraleve me qymyr
Ministrat e vendeve të G7-ës nuk arritën të bien dakord për caktimin e një date të synuar përfundimtare lidhur me heqjen nga funksioni në mënyrë graduale të centraleve me lëndë djegëse qymyrin.
Ministrat e Energjisë dhe Klimës të vendeve të G7-ës, nën udhëheqjen e kryesueses së radhës, Japonisë, u takuan në qytetin Saporo të Hokaidos, në pjesën më veriore të vendit.
Në deklaratën e përbashkët të publikuar lidhur me takimin që zgjati dy ditë, thuhet se ”ministrat nuk arritën të bien dakord për caktimin e një date të synuar përfundimtare lidhur me heqjen nga funksioni në mënyrë graduale të centraleve me lëndë djegëse qymyrin”.
Sipas deklaratës, u riafirmua sërish angazhimi i vendeve për të krijuar “një sektor të energjisë elektrike të dekarbonizuar plotësisht ose tërësisht deri në vitin 2035”.
Me qëllimin për të arritur objektivin neto zero në sistemet energjetike jo më vonë se në vitin 2050, u paraqit angazhimi që të përshpejtohet heqja graduale e lëndëve djegëse fosile që nuk mund të reduktohen.
Po ashtu në mënyrë kolektive ranë dakord që në krahasim me normën e vitit 2000, të reduktohen deri në vitin 2035 me të paktën 50 për qind emetimet e dioksidit të karbonit me burim stokun e automjeteve.
Teksa u theksua nevoja për reduktimin e konsumimit të gazit natyror, u bë e ditur se investimet që do të bëhen në këtë sektor mund të ndihmojnë në eliminimin e deficiteve potenciale të energjisë.
Ndërkohë u premtua se energjia e elektrike e prodhuar nga energjitë e rinovueshme do të rritet në masë të madhe dhe se deri në vitin 2030 kapaciteti i erës në det të hapur do të rritet në 150 gigavatë.
E-Diaspora
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho ka shkëlqyer në performannccën e saj të fundit në...
-
Humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në këtë shtet
-
Kandidati për eurodeputet me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu, merr mbështetje në Itali
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Muhamed Mustafi, ylli shqiptar në St. Gallen
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?