Integrimi
Valdedeta Mehanja, pilote kosovare në SHBA
Valdeta përshkruan rrugën e saj drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë pilote dhe planet e saj për të ardhmen
26 vjeçarja Valdeta Mehanja vitin e kaluar mori licencën e pilotit nga Administrata Federale e Aviocionit në Shtetet e Bashkuara. Ajo është duke studiuar në Universitetin e Aeronautikës Emry-Riddle në Florida dhe në të njëjtën kohë është instruktore për trejnimin e pilotëve të ardhshëm.
Valdeta thotë në një intervistë për VoA përshkruan rrugën e saj drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë pilote dhe planet e saj për të ardhmen.
Valdete Mehanja, shtetase e Kosovës, thotë se marrja e licencës së pilotit në Shtetet e Bashkuara ishte një ndjenjë e papërshkrueshme dhe inkurajuese për të. Ajo mendohet të jetë shtetasja e parë e Kosovës që pajiset me licencën e pilotit nga Administrata Federale e Aviacionit në SHBA që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
“Ishte një ndjenjë e papërshkruar. Është një arritje që nuk e kisha menduar. Madje as familja ime nuk ka besuar derisa e mora licencën. Kështu që ishte një ndjenjë shumë e mirë”thotë Valdeta për VoA.
Frymëzimi dhe dëshira për t’u bërë pilote i lindën gjatë kohës kur ajo punonte për qeverinë amerikane në Afganistan. Gjatë punës katër vjeçare në Afganistan, Valdeta Mehanja është marrë me programimin e pajisjeve të komunikimit dhe kompjuterëve për helikopterët.
“Atje kam punuar për katër vite. Nuk kam dashur ta lëshoja punën sepse zemra më rrihte për fluturim. Mandej, kur kam dëgjuar për Universitetin e Aeronautikës Embry-Riddle dhe jam pranuar në këtë shkollë, e kam kuptuar që dua të fluturoj”.
Pas pranimit në Universitetin e Aeoronautikës Embry-Riddle, Valdeta vendosi të investonte të gjitha kursimet që kishte grumbulluar nga puna e saj 6 vjeçare në Afganistan dhe në Irak për marrjen e licencës së pilotes dhe mbulimin e shpenzimeve të shkollës. Ky vendim nuk ishte i lehtë për të sepse përmes punës ajo ka mbështetur financiarisht edhe familjen e saj në Prishtinë.
Ajo thotë se në fillim prindërit kishin hezitime lidhur më këtë ide.
“Prindërit gjithmonë më kanë mbështetur në fund. Normalisht, në fillim kur i tregova se do t’i shfrytëzoja të gjitha kursimet që i kam grumbulluar për gjashtë vite, prindërit reaguan dhe ishin shumë të befasuar”.
Por, ajo thotë se është e kënaqur me investimin që ka bërë.
“Ka qenë një investim i mirë sepse kur mora licencën dhe fillova punën si instruktore, prindërit e mij ishin krenarë. Pra, ishte një investim me vlerë”.
Pas mbarimit të studimeve Valdeta Mehanja do të vazhdojë punën si instruktore dhe do të bëjë më shumë orë fluturimesh për të fituar më shumë eksperiencë si pilote.
“Së pari do të mbaroj studimet, pastaj duhet të qëndrojë një vit për të marrë më shumë eksperiencë sepse për pilotët orët e fluturimit janë shumë të rëndësishme. Puna në rolin e instruktores të ndihmon shumë sepse mund të mbledhësh shumë orë fluturimi. Nëse punon si pilote për avionë komercialë nuk fluturon çdo ditë, kurse në rolin e instruktores unë fluturojë çdo ditë”.
Valdeta Mehanja vitin e ardhshëm do të mbarojë studimet në Universitetin Embry-Riddle në degën e Shkencave të Aeronautikës dhe shpreson që në një të ardhme të afërt të fluturojë në drejtim të Kosovës.
/VOA & Albinfo.ch/
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare Shfaqja në Teatrin “Ruzante” u mbajt në kuadër të javës kulturore “Young Europeans: Kosovo Week”, të... -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












