Lajme
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Një takim i veçantë mes fotografit shqiptar Arbiol Simoni dhe një ushtari italian me origjinë arbëreshe është bërë viral në rrjetet sociale, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë që arbëreshët vazhdojnë të kenë me gjuhën dhe traditat shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Teksa Simoni po fotografonte disa ushtarë, një prej tyre iu afrua dhe e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke e surprizuar me shqiptimin e tij të rrjedhshëm.
“Unë jam arbëresh. Ti u ke bërë fotografi disa shokëve të mi, a do të na bësh edhe neve të dyve?”, i tha ushtari.
I habitur nga shqipja e tij, Simoni e pyeti se sa vite kishte jetuar në Itali.
“Kam lindur këtu, jam arbëresh”, ishte përgjigjja e ushtarit.
Ai tregoi se jeton në një fshat arbëresh në Itali, ku komuniteti vazhdon të ruajë me përkushtim gjuhën shqipe, këngët dhe veshjet tradicionale të trashëguara ndër breza.
“Ne kemi gjuhën tonë, këngët tona dhe veshjet tona”, u shpreh ai, duke theksuar krenarinë për identitetin dhe prejardhjen e tij shqiptare.
Në përfundim të takimit, Arbiol Simoni realizoi një fotografi kujtim me ushtarin arbëresh dhe shokët e tij, ndërsa ua dhuroi menjëherë fotografitë, duke e mbyllur momentin me buzëqeshje dhe emocione pozitive. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










