Lajme
Urime e kritika në shënimin e Ditës së Alfabetit shqip
Në Ditën e alfabetit shqip, figura të njohura shqiptare dhe maqedonase kanë uruar të gjithë shqiptarët.
Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se ky përvjetor i kushtohet Gjergj Fishtës. Ai shtoi tutje se gjuha, si e drejtë hyjnore, nuk mund të rregullohet me traktate dhe marrëveshje.
“Këtë vit shënojmë 80-vjetorin e vdekjes së të madhit Gjergj Fishta, kryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, të cilit, me lejen tuaj, dëshiroj t’ia përkushtoj këtë përvjetor të ditës së alfabetit të gjuhës shqipe”, tha mes tjerash Grubi.
Ndërsa presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve tha të ndihet krenar që tash e 14 vjet kjo ditë është festë shtetërore, me të cilën krenohen jo vetëm shqiptarët, por edhe të gjithë qytetarët në vendin tonë.
“Gjuha dhe kultura janë themele të çdo populli dhe mohimi i tyre do të thotë përpjekje për të shkatërruar origjinën kombëtare. Në shekullin 21 përpjekjeve të tilla nuk u duhet hapur dera, në mënyrë që kurrë të mos triumfojnë mbi vlerat e vërteta. Të gjithë bashkëqytetarëve të mi shqiptarë ju uroj Ditën e Alfabetit”, shkruan Pendarovski në urimin e tij.
Edhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, në urimin e saj shkruan se gjuha amtare është amanet ndër gjenerata.
“Gjuha me definicion është mjet komunikimi, por gjuha amtare është amanet. Ajo është fjala e parë, të cilën e dëgjojmë kur vijmë në këtë botë dhe të fundit që e themi kur ikim nga kjo botë”, theksoi Stefoska.
Ndërkohë opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në Ditën e Alfabetit zgjidhi të hedhë kritika për, siç thanë, nëpërkëmbjen e gjuhës shqipe në 20 vjetët e fundit.
“Është e trishtueshme kur shumë titullarë institucionesh, qofshin edhe ata shqiptarë, nuk e përfillin gjuhën shqipe. Për këto shkelës ne së bashku krijuam edhe inspektoratin, i cili do të dënonte refuzimin e injorimin e gjuhës shqipe, por fatkeqësisht ky institucion udhëhiqet nga një kuadër i një partie politike, e cila për dy dekada një gjë premton e një gjë tjetër bën”, shkruan Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët.
Ndërkohë në Kuvendin e Maqedonisë u bë ndarja e çmimit shtetëror “22 Nëntori”, fitues të cilit për këtë vit janë profesor Xhevat Lloshi dhe akademik Ali Aliu.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












