Lajme
Uragani “Sabine” ka arritur në Zvicër: Drunj të rrëzuar, probleme të shumta në trafik
Pemët e rrëzuara në kantonin Neuchâtel dhe linjat e ndërprera hekurudhore në Jura, janë ndër problemet e theksuara në trafik
Ashtu siç ishte paralajmëruar, të hënën në mëngjes stuhia “Sabine” ka përfshirë edhe Zvicrën. Gjatë natës, stuhia ka kaluar nëpër Jura, ndërsa shenjat e para të uraganit arritën edhe në zonën e Bazelit, njofton sda.ch.
Në shumë vende është arritur shpejtësia më e lartë e erës për këtë dimër, njofton Grupi Meteo, përcjell albinfo.ch. Për pasojë, pemët e rrëzuara në kantonin Neuchâtel dhe linjat e ndërprera hekurudhore në Jura, janë ndër problemet e theksuara në trafik.
Në orën 5:00 të mëngjesit në Säntis dhe Chasseral stuhia ka arritur shpejtësinë maksimale prej 147 dhe 144 kilometrash në orë, njofton SRF Meteo. Shpejtësi të mëdha të erës janë matur edhe në ultësira. Stuhia në Rünenberg BL ka arritur në 148 kilometra në orë. Në Schaffhausen stuhia ka shpërthyer me 112 kilometra në orë.

Probleme në trafikun hekurudhor
Stuhia ka shkaktuar edhe probleme në trafikun hekurudhor në Zvicrën perëndimore. Linjat hekurudhore midis Le Noirment dhe Tavannes dhe midis Saignelégier dhe Le Noirmont janë ndërprerë, transmeton albinfo.ch. Duhen pritur vonesa dhe anulime trenash.
Siç mund të shihet nga informacioni i trafikut hekurudhor SBB, ekzistojnë gjithashtu kufizime për shkak të stuhisë në rrugën Pruntrut – Bonfol. Po ashtu janë paraqitur pengesa për trafikun hekurudhor në rrugët midis Glovelier dhe La Chaux-de-Fonds. Një pemë e rrëzuar ka paralizuar trafikun hekurudhor midis qyteteve Court dhe Moutier herët të hënën në mëngjes.
Edhe trafiku hekurudhor midis lokaliteteve Ringlikon dhe Uetliberg në kantonin e Cyrihut dhe midis Weissbad dhe Wasserauen në kantonin e Appenzell Innerrhoden është ndërprerë për shkak të erërave të forta. Në linjën hekurudhore midis Lucernit dhe Eschenbach LU ka pasur një avari teknike në sistemin hekurudhor, linja është ndërprerë.

Probleme edhe në rrugë
Sipas TCS, edhe trafiku rrugor ka pësuar nga stuhia. Rruga kantonale midis fshatrave Thayngen dhe Dörflingen është e mbyllur, në të dy drejtimet, deri në njoftimin e ardhshëm për shkak të dëmtimit nga stuhia. Kjo vlen edhe për rrugën kryesore nga Neuchâtel në Pontarlier. Këtu pemët e rrëzuara janë arsyeja e mbylljes.
Në kantonet e Bernës dhe Basel Stadt-it dëmet nga stuhia deri më tani duken më të kufizuara, sipas një vlerësimi të bërë nga policitë kantonale. Në Berner Seeland dhe Oberland pemët e rrëzuara kanë penguar vende-vende trafikun. Ndërkaq nuk ka asnjë raport për dëme në Bazel.

Anulime fluturimesh të shumta
Sa i përket aviacionit, duke parë listën e nisjeve në Aeroportin e Cyrihut mund të shihet se në mëngjes herët janë anuluar fluturime të shumta. Kjo vlen për fluturimet nga Zvicra për në Berlin, Frankfurt, Stuttgart, Hamburg, Londër, Amsterdam, Dresden, Düsseldorf, Hanover, Paris dhe Pragë, të cilat duhet të ishin bërë të gjitha mes orës 7 dhe 9 të mëngjesit.
Harta e Zvicrës, e publikuar nga autoritetet përgjegjëse, që tregon shkallën e rrezikshmërisë nga stuhia
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














