Lajme
Twitter do ta padisë Elon Musk
Mesazhi që Twitter e ka për Elon Musk pas tentimit të tij të tërheqjes nga marrëveshja e blerjes së kompanisë për 44 miliardë dollarë: do të shihemi në gjyq.
“Bordi i Twitter është i përkushtuar që të përmbyllë transaksionin me çmimin dhe marrëveshjen e arritur më parë me z. Musk dhe planifikojnë që të ndërmarrin veprime ligjore për zbatimin e marrëveshjes së bashkimit mes tyre”, bëri të ditur shefi i Twitter, Bret Taylor, më pak se një orë pasi që ekipi ligjor i Musk deklaruan se ai donte të tërhiqej nga marrëveshja pas dërgimit të një dosjeje në Komisionin për Letra me Vlerë dhe Shkëmbim.
“Ne kemi besim se do të dalim triumfues në Gjykatën Civile të Delaware”, shkroi ndër të tjera në tweet-in e tij z. Taylor.
Kur Musk dhe Twitter nënshkruan marrëveshjen fillestare, dy palët ranë dakord që të paguajnë një tarifë të shkëputjes së marrëveshjes prej 1 miliard dollarëve, në rast se ndonjëra prej palëve tërhiqej për ndonjë arsye specifike.
Musk ra dakord që të paguante tarifën në rast se ai nuk mund të arrijë të sigurojë fondet që nevojiten për të përfunduar blerjen – gjë të cilën ende nuk ka arritur ta bëjë./TheVerge
E-Diaspora
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave “Pa përpjekjet e duhura ka rrezik që shqipja pas 2, 3 brezave ndoshta jo të humbet...
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
Jeta në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta “Objeksionet e paraburgimit si ato që Danimarka po planifikon në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit...
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme