Kosova
Turqia furnizon Kosovën me paisje mbrojtëse
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë qëndrimit në Turqi ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes, ku është pritur nga presidenti i këtij institucioni, Ismail Demir.
Ministria e Mbrojtjes njofton se Mehaj dhe Demir kanë nënshkruar marrëveshjen shtet me shtet (Government to Government), për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.
“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë.
Sipas ministrisë, Mehaj e ka njoftuar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes me synimin e Kosovës për Integrimin Euro-Atlantik dhe anëtarësim në NATO, ku mes tjerash ai ka theksuar se në këtë proces mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme.
“Nga ana e tij, z.Demir ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












